KULTURË

Artikull

Ilijana Jotova: Shpirtërorja dhe kultura e bëjnë shtetin të fortë

Martë, 12 Maj 2026, 19:14

Ilijana Jotova: Shpirtërorja dhe kultura e bëjnë shtetin të fortë

FOTO: Qendra e Shtypit e Presidencës

Madhësia e shkronjave

Në një botë plot sfida dhe konflikte, shpirtërorja, arsimi dhe kultura e bëjnë shtetin të fortë dhe dinjitoz. Këtë e deklaroi presidentja Ilijana Jotova në një ceremoni në Presidencë, ku dorëzoi Shenja Nderi për merita në fushën e arsimit dhe kulturës.

Me Shenjën e Nderit të Presidentit ajo dekoroi Akademinë Kombëtare për Artet Teatrale dhe Kinematografike “Krastjo Sarafov”, pianisten bullgare prof. Borisllava Taneva, poetin Georgi Konstantinov, konsullin e nderit të Italisë në Plovdiv Xhuzepe de Françesko dhe veprimtarin shoqëror dhe poet Tenko Tenev.

“Për mua është një nder i jashtëzakonshëm që në prag të festës më të shenjtë bullgare, 24 majit, të pres pikërisht ju – bullgarë me “B” të madhe, njerëz që sollën dhe vazhdojnë të sjellin kaq shumë lavdi shpirtërore për Bullgarinë”, deklaroi Jotova. Ajo theksoi se puna e intelektualëve ka qenë me rëndësi kyçe për tejkalimin e turbulencave politike dhe shoqërore në vend. Sipas saj, fjala e intelektualit dëgjohet pak në Bullgari, por ai ka potencialin të jetë këshilltari në marrjen e vendimeve më të rëndësishme dhe më të përgjegjshme për shtetin.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova