Artikull
Parashikimi i motit për 14 majin 2026
Moti mbetet me reshje shiu dhe me erë
Mërkurë 13 Maj 2026 19:20
Mërkurë, 13 Maj 2026, 19:20
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës, vranësirat do të jenë të shpërndara, ndërsa në Bullgarinë Jugore do të jenë kryesisht të konsiderueshme dhe në disa vende do të ketë ende reshje shiu; është e mundur edhe të ketë bubullima. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në Rrafshinën e Danubit deri mesatare, nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 5° dhe 10°, ndërsa në Sofje rreth 5°.
Të enjten paradite moti do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të zhvillohen vranësira, ndërsa në rajonet lindore dhe malore edhe vranësira grumbullore me reshje shiu, dhe në zona të veçanta do të ketë reshje të lehta shiu. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 17° dhe 22°, ndërsa në Sofje rreth 18°.
Në male, vranësirat do të jenë të shpërndara, ndërsa pasdite kryesisht të dendura, me re grumbullore që sjellin reshje shiu, dhe në vende-vende në malet Bellasica, Ograzhden, Rodopet, Sakar dhe Stranxha do të ketë reshje të lehta shiu. Do të fryjë erë deri mesatare nga perëndimi-veriperëndimi, por gjatë ditës për një kohë të shkurtër do të marrë drejtim nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 11°, ndërsa në 2000 metra rreth 4°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, vranësirat do të jenë të shpërndara, ndërsa pasdite shpesh të dendura dhe në shumë zona do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë 16°–18°. Temperatura e ujit të detit është 14°–17°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1–2 ballë.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova