Artikull
Mallrat jashtë BE vijnë kryesisht nga Turqia, Kina, Kazakistani e Brazili
Mërkurë 13 Maj 2026 16:16
Mërkurë, 13 Maj 2026, 16:16
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Importi i mallrave në
Bullgari nga vendet e treta gjatë periudhës janar–mars 2026 rritet me 12.7%
krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025 dhe arrin vlerën 6 miliardë e
247 milionë e 800 mijë euro. Vëllimi më i madh në vlerë i mallrave të importuara
është nga Turqia, Kina, Kazakistani dhe Brazili, tregojnë të dhënat e Institutit
Kombëtar të Statistikave.
Eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt vendeve të treta për janar–mars 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, bie me 3.4% dhe arrin vlerën 3 miliardë e 608 milionë e 800 mijë euro. Partnerët kryesorë tregtarë të vendit tonë janë Turqia, Serbia, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kina, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ukraina, të cilët përbëjnë 49.5% të eksportit drejt vendeve të treta.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva