Artikull
“Numëroj yjet” – një rrëfim romantik nga Dara Ekimova
Enjte 14 Maj 2026 05:50
Enjte, 14 Maj 2026, 05:50
FOTO: You Tube
Madhësia e shkronjave
Dara Ekimova prezantoi këngën e saj më të re “Numëroj yjet”. Këngëtarja thotë se ajo përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara për të paktën dy arsye: sepse shënon një përmbysje të brendshme dhe sepse hap derën drejt albumit të saj të dytë, premiera e të cilit pritet së shpejti.
Përveçse interpretuese, Dara Ekimova është edhe në zemër të procesit krijues – ajo është bashkëautore e tekstit së bashku me Venci Venc’ dhe bashkautore e muzikës me KAY BE, i cili qëndron edhe pas produksionit dhe aranzhimit të këngës.
Sipas krijuesve të “Numëroj yjet”, kjo është një rrëfim romantik pop‑trap për ato momente kur, nga dëshira për të pasur gjithmonë të drejtë, humbasim gjërat më të rëndësishme. Dhe atëherë ajo që na mbetet është të“numërojmë yjet”…
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva