EKONOMI

Artikull

Kuvendi Popullor diskuton projektligjin për rregullimin e çmimeve

Enjte, 14 Maj 2026, 08:52

Kuvendi Popullor diskuton projektligjin për rregullimin e çmimeve

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në rendin e ditës së parlamentit sot janë ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe në Ligjin për Pushtetin Gjyqësor. Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu edhe rregullat e reja për zgjedhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Me projektligjin e parë, të paraqitur nga “Bullgaria Progresive”, rriten kompetencat e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, përfshirë edhe dyfishimin e gjobave që mund të vendosë institucioni rregullator. Ndryshimet parashikojnë zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së Ligjit për Vendosjen e Euros, duke filluar nga 8 gushti, kur ky afat përfundon, dhe bashkë me të edhe ndalimi për rritjen e çmimeve pa bazë ekonomike. Gjithashtu, vendoset nocioni “çmim i drejtë”, i përgatitur sipas metodologjisë së Ministrisë së Ekonomisë dhe i miratuar me urdhër të ministrit. Në arsyetimin e tyre, propozuesit sqarojnë se qëllimi i ligjit është të garantojë “transparencë, verifikueshmëri dhe mbrojtje kundër rritjeve të pajustifikuara dhe spekulative të çmimeve në një periudhë të ndjeshme ekonomike”.


Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova