EKONOMI

Artikull

Tregtarët e mallrave joushqimore dolën kundër rregullimit të çmimeve

Enjte, 14 Maj 2026, 11:31

Tregtarët e mallrave joushqimore dolën kundër rregullimit të çmimeve

FOTO: Radio Vidin

Madhësia e shkronjave

Shoqata e Tregtarëve të Mallrave Joushqimore doli me një qëndrim kundër ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës. Projektligjet, të paraqitura nga “Bullgaria Progresive” dhe të miratuara në lexim të parë nga komisioni i përkohshëm për buxhetin dhe financat, parashikojnë ndalimin e rritjes së pajustifikuar të çmimeve deri në gusht të vitit 2027, ndërsa gjobat dyfishohen. Sipas tregtarëve, këto ndryshime po miratohen me nxitim dhe pa debat publik. Përfaqësuesit e shoqatës janë të mendimit se zëvendësimi i pafuqisë rregullatore me edhe më shumë rregulla është shenjë dobësie, ndërsa ndryshimet prekin të gjithë ekonominë dhe nuk duhet të miratohen pa debat, pa vlerësim të ndikimit dhe pa pjesëmarrjen e biznesit. Në qëndrimin e saj, Shoqata e Tregtarëve të Mallrave Joushqimore paralajmëron se ligje që përmbysin logjikën e tregut dhe ua kalojnë barrën e provës bizneseve nuk mund të miratohen brenda pak ditësh.


Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova