Artikull
DARA dhe “Bangaranga” hapin me shpërthim gjysmëfinalen e dytë të Eurovizionit
Sonte – votoni për këngën bullgare me nr. 1 që të arrijë në finale!
Enjte 14 Maj 2026 12:40
Enjte, 14 Maj 2026, 12:40
FOTO: Rojters
Madhësia e shkronjave
Bullgaria hyn me bujë dhe energji në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizionit 2026, ndërsa skena do të tronditet nga energjia e DARA‑s (Darina Jotova) dhe këngës së saj mbresëlënëse “Bangaranga”. Kënga tashmë po shndërrohet në një nga pjesëmarrjet më të komentuara të sezonit, falë tingullit modern, ritmit të fuqishëm dhe refrenit ngjitës që të mbetet në mendje që pas dëgjimit të parë.
FOTO: BGNES
Fakt interesant: “Bangaranga” është një thirrje nga dialekti xhamajkan me kuptimin “festë”, “kaos”, “revolucion”, ose një aksion energjik. Në versionin bullgar, megjithatë, fjala mbart një domethënie shumë më të thellë — “çasti kur vendos të jesh i guximshëm dhe të jesh vetvetja”. Pikërisht ky mesazh e shndërron këngën jo thjesht në një interpretim muzikor, por në një spektakël të vërtetë emocional.
“Bangaranga” ndërthur tingullin modern pop me elemente ballkanike dhe një koncept të guximshëm skenik, i cili e paraqet Bullgarinë në një mënyrë krejtësisht të ndryshme dhe të freskët. Ekipi pas këngës përfshin profesionistë ndërkombëtarë të muzikës, ndërsa përgatitjet për performancën kanë zgjatur me muaj, në mënyrë që çdo sekondë në skenë të jetë një spektakël i vërtetë.
FOTO: BGNES
Fansat e konkursit tashmë e konsiderojnë Bullgarinë si një nga pjesëmarrëset më energjike dhe moderne të këtij viti. Përveç vokalit mbresëlënës, DARA mbështetet edhe te një identitet i fortë vizual, koreografi dinamike dhe një mesazh për liri, guxim dhe argëtim pa kufij.
Kënga bullgare hap gjysmëfinalen e dytë më 14 maj – një pozicion që tradicionalisht tërheq vëmendje të madhe dhe i jep performancës mundësinë të vendosë tonin e gjithë shfaqjes. Dhe kur sekondat e para nisin me “Bangaranga”, një gjë është e sigurt – shikuesit nuk do të mbeten indiferentë.
Dara prezanton “Bangaranga” në
kryeqytetin austriak – video nga bashkatdhetarja jonë Martina Shopova nga
Vjena:
DARA, me gjithë energjinë e saj, komunikimin e drejtpërdrejtë me publikun dhe talentin, do t’i tregojë Europës dhe botës fuqinë e muzikës bullgare!
Të nderuar miq, kudo që të jeni në botë, jashtë Bullgarisë, votoni për DARA dhe “Bangaranga”, që të arrijë Bullgaria në finalen e madhe më 16 maj!
FOTO: Sajti i pavarur bullgar për Eurovizion
Redaktoi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva