Artikull
Parashikimi i motit për 15 majin 2026
Dielli dhe shiu do të alternohen
Enjte 14 Maj 2026 19:35
Enjte, 14 Maj 2026, 19:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës, në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Në rajonet jugperëndimore vranësirat do të mbeten ende të dendura dhe në disa zona priten reshje shiu të shoqëruara me bubullima. Era do të jetë pothuajse e pandjeshme, ndërsa në Bullgarinë Verilindore do të fryjë erë e lehtë nga jugu-juglindja. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, ndërsa në Sofje rreth 5°.
Të premten, para mesditës, moti do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të zhvillohen vranësira të dendura, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore priten edhe vranësira shiu, të shoqëruara në disa vende me reshje afatshkurtra dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga jugu. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 19° dhe 24°, ndërsa në Sofje rreth 20°.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave, por pa reshje. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 18° dhe 20°. Temperatura e ujit të detit është ndërmjet 13° dhe 17°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2 ballë.
Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite do të zhvillohen vranësira të dendura dhe vranësira shiu, ndërsa në shumë vende në masivet e Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore priten reshje afatshkurtra të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu, ndërsa në zonat më të larta erë mesatare nga perëndimi-jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 14°, ndërsa në 2000 metra rreth 6°.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova