Artikull
Rumen Radev do të jetë mysafir i Friedrich Merz më 18 maj
Enjte 14 Maj 2026 16:43
Enjte, 14 Maj 2026, 16:43
Friedrich Merz
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
Kancelari gjerman Friedrich Merz do të presë kryeministrin e ri bullgar, Rumen Radev, me nderime ushtarake në Kancelarinë Federale më 18 maj 2026 pasdite. Kjo thuhet në faqen zyrtare të Kancelarisë gjermane, njoftoi BNR ‘Horizont’.
Bisedimet mes të dyve do t’i kushtohen bashkëpunimit dypalësh, politikës europiane dhe sigurisë ndërkombëtare, thuhet më tej në njoftim. Është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp.
Të hënën, ministrja e punëve të jashtme Velisava Petrova bëri të ditur se vizita e parë e kryeministrit Rumen Radev do të jetë në Gjermani. Gjatë javës së parë të marrjes së detyrës, Radev ka marrë gjithashtu ftesa nga kryeministrja Giorgia Meloni, presidenti Emmanuel Macron dhe kryetari i Këshillit Europian, Antonio Costa.”
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva