Artikull
Kryeministri: Rënia e fuqisë blerëse po kthehet në sfidë
Enjte 14 Maj 2026 18:01
Enjte, 14 Maj 2026, 18:01
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryeministri Rumen Radev
deklaroi se rritja e çmimeve të ushqimeve dhe rënia e fuqisë blerëse të
bullgarëve po shndërrohen në një sfidë të vërtetë dhe kërkojnë masa të
përshtatshme dhe të menjëhershme. Në një takim në Këshillin e Ministrave me ministra,
rregullatorë, sindikata, punëdhënës dhe organizata të sektorit, ai theksoi se
shteti nuk do të përcaktojë çmime, por është i detyruar të garantojë rregulla
të qarta dhe kontroll kundër praktikave të padrejta tregtare dhe në mbrojtje të
prodhuesve dhe konsumatorëve bullgarë.
Radev theksoi se në parlament tashmë janë depozituar projektligje sipas modeleve europiane për mbrojtjen e konkurrencës dhe luftën kundër praktikave të padrejta tregtare. Sipas tij, të dhënat shqetësuese për uljen e prodhimit të qumështit, mishit, frutave dhe perimeve vënë në rrezik sigurinë ushqimore të vendit. Kryeministri nënvizoi se nevojiten masa për mbështetjen e prodhimit vendas, zinxhirëve të shkurtër të furnizimit dhe kontrollit të cilësisë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva