LAJME

Artikull

U zbulua skemë për 240 mln € për suplemente të shitura si ilaçe

Enjte, 14 Maj 2026, 19:07

U zbulua skemë për 240 mln € për suplemente të shitura si ilaçe

FOTO: prb.bg/srp

Madhësia e shkronjave

Bullgaria është pjesë e një operacioni të gjerë ndërkombëtar, i lidhur me shitjen e suplementeve ushqimore të prezantuara si ilaçe. Operacioni zhvillohet me mbështetjen e Eurojust dhe Europol, me pjesëmarrjen e prokurorëve dhe përfaqësuesve të organeve të rendit nga 15 shtete. Ai është nisur pas sinjalit të ish-ministrit të shëndetësisë në detyrë, Mirosllav Nenkov, se emri dhe imazhi i tij po përdoren për reklama të rreme të produkteve me origjinë të paqartë, njoftoi BNR “Horizont”. 

Gjatë hetimit është konstatuar një element ndërkombëtar në çështje dhe, me iniciativën e prokurorit mbikëqyrës, është nënshkruar një marrëveshje për një ekip të përbashkët hetimor me Rumaninë, Poloninë, Hungarinë dhe Moldavinë.

Grupi kryesor i synuar nga mashtruesit kanë qenë persona të cenueshëm, të cilëve u janë shitur suplemente ushqimore të reklamuara si ilaçe që ‘trajtojnë’ sëmundje të rënda. Janë bllokuar 196 faqe interneti të përdorura për promovimin dhe shitjen e produkteve. Sipas të dhënave paraprake, nga aktiviteti i tyre kriminal grupi ka gjeneruar fitime në vlerë prej 240 milionë eurosh.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva