Artikull
Robi vjen me album të ri, këngë të re dhe turne kombëtar
Martë 7 Korrik 2026 07:05
Martë, 7 Korrik 2026, 07:05
FOTO: YouTube /Robi
Madhësia e shkronjave
Robi vazhdon të eksplorojë pasurinë e folklorit bullgar me këngën e tij më të re, "Zemër Blu".Muzikën e kompozдс së bashku me Denis Popstoevin, i cili realizoi edhe orkestrimin, ndërsa tekstin e këngës muzikanti e shkroi në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Pllamena. Prej disa kohësh ajo luan në tupan, një instrument tradicional me goditje, duke i dhënë interpretimit një tingull edhe më autentik.
Edhe pse "Zemër Blu" nuk ishte planifikuar të publikohej si single, interesi për të ishte aq i madh, saqë planet ndryshuan. Kjo është kënga e parë nga albumi më i ri i Robit, "Gjurmë", i publikuar më 18 qershor. Ajo do të interpretohet edhe gjatë turneut kombëtar të këngëtarit.
Turneu përfshin koncertet në Varna, Sliven, Kazanllëk, Burgas dhe Plovdiv, dhe do të përmbyllet më 13 tetor me një koncert të madh në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje.
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova