TURIZËM

Artikull

Bullgaria renditet ndër vendet e para në Evropë me turizmin veror më të theksuar

Martë, 7 Korrik 2026, 13:28

Bullgaria renditet ndër vendet e para në Evropë me turizmin veror më të theksuar

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Bullgaria është një nga vendet e Bashkimit Evropian ku turizmi ka karakterin më të theksuar sezonal. Nga të gjitha netqëndrimet e regjistruara në objektet akomoduese gjatë vitit 2025, 43% i përkisnin muajve korrik dhe gusht. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i dyti në BE pas Kroacisë, ku kjo përqindje arrin në 55%. Turizmi bullgar ka një karakter të theksuar sezonal, pasi pjesa më e madhe e vizitave përqendrohet në sezonin veror.Pas Bullgarisë renditet Greqia, ku 42% e netqëndrimeve vjetore përqendrohen në dy muajt kryesorë të verës. Për krahasim, mesatarja për Bashkimin Evropian është 31%, sipas të dhënave të Eurostat-it.

Sezonaliteti i lartë i turizmit në Bullgari lidhet kryesisht me turizmin bregdetar, i cili përqendron pjesën më të madhe të vizitave gjatë verës. Të dhënat tregojnë se sfida kryesore për këto destinacione është të tërheqin vizitorë edhe jashtë sezonit veror.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

 

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova