LAJME

Artikull

NATO akordon 40 miliardë dollarë për mbrojtjen kundër dronëve

Kryeministri Rumen Radev merr pjesë në Samitin e NATO-s në Ankara

Martë, 7 Korrik 2026, 18:07

Kryeministri Rumen Radev merr pjesë në Samitin e NATO-s në Ankara

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Rumen Radev do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, që do të zhvillohet më 8 korrik në kryeqytetin turk, Ankara, njoftoi BTA. Delegacioni zyrtar bullgar përfshin ministren e punëve të jashtme, Velisllava Petrova, ministrin e mbrojtjes, Dimitër Stojanov, si edhe shefin e mbrojtjes, Emill Eftimov.

Në prag të samitit, kryeministri do të marrë pjesë në një pritje solemne për krerët e shteteve dhe qeverive, të organizuar nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Takimi i nivelit të lartë është tashmë në qendër të vëmendjes së mediave botërore. Forumi nisi me mbledhjen e Këshillit të Investimeve për Industrinë e Mbrojtjes, ku vendet aleate njoftuan investime të mëdha në fushën e mbrojtjes. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vuri theksin te një nismë kyçe që parashikon ndarjen e 40 miliardë dollarëve për mbrojtjen kundër dronëve.


Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova