Artikull
Akademia e parë Ndërkombëtare e Festivaleve mbledh talentet e reja në Bansko
Mërkurë 8 Korrik 2026 06:04
Mërkurë, 8 Korrik 2026, 06:04
Първата Международна фестивална академия събира млади таланти в Банско
FOTO: Община Банско
Madhësia e shkronjave
Më 8 korrik, në resortin malor Bansko nis Akademia e parë Ndërkombëtare e Festivaleve, drejtor artistik i së cilës është maestro Jordan Kamxhallov. Në një prononcim për BTA-në, ai e cilësoi akademinë si “një mrekulli në këto kohë të vështira”. Në të marrin pjesë një sërë ansamblesh dhe artistësh të afirmuar, një kor ndërkombëtar festiv për fëmijë, si edhe një ekip pedagogjik me kualifikim të lartë. Ky projekt i madh muzikor bashkon fëmijë dhe të rinj nga mosha 8 deri në 16 vjeç nga Bullgaria dhe jashtë saj. Pjesëmarrësit do të krijojnë krah për krah me artistë të njohur nga vendi, Evropa dhe bota, mes të cilëve Genesis Orchestra, grupi vokal “Idna”, dpianistët Martina Tabakova dhe Georgi Çerkin, si dhe “Laboratori muzikor për njeriun”.
Jordan Kamxhallov
FOTO: BNR
Nisma, e cila u krijon mundësi brezave të ardhshëm të shfaqin talentin e tyre në produksione të nivelit botëror, do të përmbyllet me tri koncerte madhore më 16, 17 dhe 18 korrik – “një frymëzim i vërtetë dhe një lloj apoteoze e rinisë dhe talentit në qytetin e Pirinit”, thekson gjithashtu maestro Kamxhallov.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova