MUZIKË

Artikull

Q-Jazz Festival e shndërron Varnën në një skenë për talentet e reja

Mërkurë, 8 Korrik 2026, 05:24

Q-Jazz Festival e shndërron Varnën në një skenë për talentet e reja

FOTO: qjazz.org

Madhësia e shkronjave

Edicioni i pestë i Q-Jazz Festival do të zhvillohet nga 8 deri më 11 korrik, në qendër të qytetit Varna. Programi përfshin katër koncerte premierë të interpretuesve të rinj, kushtuar Harri Sarkisianit, Velisllav Asparuhov-Bagos dhe Aleksandër Petkovit, ndërsa hapja do të bëhet me The Fellowship of Jazz. Për shkak të parashikimit të motit të pafavorshëm dhe reshjeve të pritshme, organizatorët njoftuan një ndryshim të jashtëzakonshëm të programit: koncertet, në vend që të zhvillohen në plazhin “Karantinata”, do të zhvendosen në ambient të mbyllur në klubin ReBonkers. Aty publiku do të shijojë muzikë origjinale dhe stile që nga bopi tradicional deri te ritmet e zjarrta afro-kubane. Mbrëmjet muzikore fillojnë në orën 20:30, ndërsa hyrja në të gjitha aktivitetet është plotësisht falas.

Organizatori kryesor i festivalit është Shkolla e Arteve për Fëmijët në Gjendje të Pafavorshme “Dedal” (Shoqata “Dedal”). Veprimtaria realizohet edhe me mbështetjen financiare të Fondit “Kulturë” të Bashkisë së Varnës.


Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova