Artikull
Shteti mori një borxh të ri të jashtëm prej 2.5 miliardë eurosh
Mërkurë 8 Korrik 2026 12:00
Mërkurë, 8 Korrik 2026, 12:00
FOTO: BTA - arkiv
Madhësia e shkronjave
Ministria e Financave e Bullgarisë emetoi më 7 korrik borxh në tregjet ndërkombëtare në vlerë prej 2.5 miliardë eurosh, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i financave Gëllëb Donev për BNR dhe BTA.
Pas mbledhjes së Komisionit për Buxhet dhe Financa pranë parlamentit, Donev kujtoi se ky emetim është në përputhje me rritjen e tavanit të borxhit, të miratuar nga parlamenti në kuadër të ligjit të zgjatur buxhetor, deri në 3.8 miliardë euro për vitin 2026.
Borxhi i siguruar është ndarë në tre transhe, shpjegoi Donev. Afatet e maturimit janë në vitet 2032, 2038 dhe 2042.
“Norma e kthimit (yield) që është arritur për secilin prej këtyre transheve është jashtëzakonisht e favorshme për Bullgarinë. Ajo nuk e rëndon në aspektin afatgjatë pagesën e interesave, prandaj dalja e Ministrisë së Financave në tregjet ndërkombëtare ishte jashtëzakonisht e dobishme”, shtoi Donev.
Ai sqaroi se deri në fund të vitit ka të ngjarë të ketë edhe një dalje tjetër në tregjet ndërkombëtare, pasi ende nuk është siguruar i gjithë borxhi i nevojshëm për pagesat sipas Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, si edhe për mbulimin e deficitit buxhetor të parashikuar.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski