SPORT

Artikull

Rosica Dençeva kualifikohet në çerekfinalet e turneut të tenisit në Rumani

Mërkurë, 8 Korrik 2026, 17:56

Rosica Dençeva

Rosica Dençeva

FOTO: BTA (arkiv)

Madhësia e shkronjave

Tenistja bullgare Rosica Dençeva u kualifikua në çerekfinalet e turneut të tenisit në qytetin Buzëu të Rumanisë, pjesë e garave të “Billie Jean King Cup”, ku fondi i përgjithshëm i çmimeve është 35 mijë dollarë. Tenistja 19-vjeçare nga Pleveni tregoi formë shumë të mirë dhe fitoi ndaj rumunes Diana-Ioana Simionescu me rezultatin 7:5, 6:1. Ndeshja zgjati 1 orë e 37 minuta, ndërsa Dençeva u dallua për qetësinë dhe vendosmërinë e saj në momentet vendimtare. Në setin e parë, ajo ishte në disavantazh 2:4, por arriti ta përmbysë rezultatin dhe të marrë kontrollin e lojës, duke fituar setin 7:5. Në setin e dytë dominoi plotësisht ndeshjen, i lejoi kundërshtares vetëm një gejm dhe e mbylli takimin pa vështirësi.

Për një vend në gjysmëfinale, Rosica Dençeva do të përballet me fituesen e ndeshjes mes Ekaterina Kazionova (Rusi) dhe Federica Sacco (Itali).


Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova