MUZIKË

Artikull

Xhaz nën yjet e malit Stara Pllanina

Festivali Ndërkombëtar Jazz & Art Oreshak mbledh adhuruesit e xhazit

Enjte, 9 Korrik 2026, 05:28

Xhaz nën yjet e malit Stara Pllanina

FOTO: Facebook /Jazz & Art Festival

Madhësia e shkronjave

Nga 9 deri më 12 korrik, fshati piktoresk Oreshak, pranë Trojanit, do të shndërrohet në një qendër të muzikës, artit pamor dhe zejeve tradicionale. Edicioni i katërt i festivalit Jazz & Art Oreshak, i themeluar nga Kamen Hasëmski, pritet të mirëpresë dhjetëra turistë dhe dashamirës të artit në parkun e Ekspozitës Kombëtare të Zejeve dhe Arteve, në rrëzë të malit Stara Planina.

FOTO: Facebook /Jazz & Art Festival

Kombinimi i ajrit të pastër malor me programin e pasur kulturor e ka kthyer festivalin në një pikë tërheqëse për adhuruesit e xhazit, të krijimtarisë vendase dhe të natyrës bullgare. Këtë vit fokusi është te elita e skenës bullgare të xhazit, e cila do të prezantohet në nëntë koncerte të organizuara gjatë tri mbrëmjeve tematike.

FOTO: Facebook /Jazz & Art Festival

Përveç koncerteve, vizitorët do të kenë mundësi të shohin ekspozita në natyrë, instalacione artistike dhe demonstrime të krijimit të skulpturave para publikut.

Edhe për fëmijët është përgatitur një program i veçantë me punëtori krijuese, lojëra dhe aktivitete për pikturimin e qeramikës tradicionale të Trojanit.


Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova