Artikull
Një xhandar nga Burgasi do të ruajë për 3 javë zonat turistike të Parisit
Enjte 9 Korrik 2026 10:55
Enjte, 9 Korrik 2026, 10:55
FOTO: mvr.bg
Madhësia e shkronjave
Polici i lartë Georgi Karageorgiev nga Drejtoria Rajonale e Xhandarmërisë në Burgas është pjesë e një ekipi ndërkombëtar, i cili do të ndihmojë policinë në Paris në zonat turistike të kryeqytetit francez – njoftuan nga qendra për shtyp e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Brenda një periudhe prej 3 javësh, polici Georgi Karageorgiev dhe efektivë të uniformuar nga Qiproja, Zvicra, Portugalia dhe Italia do të punojnë sipas një grafiku së bashku me kolegët e tyre nga Drejtoria e Parisit për Sigurinë Publike (DSPAP – Direction de la Sécurité de Proximité de l’Agglomération Parisienne). Ekipi i përzier do të veprojë në kryeqytetin francez në përputhje me kompetencat e brigadave të përbashkëta evropiane.
Prefektura e Policisë së Parisit e përshëndeti iniciativën dhe i uroi ekipit suksese në punën e përbashkët, njoftuan më tej nga Ministria e Punëve të Brendshme.
FOTO: Ministria e Punëve të Brendshme
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski