Artikull
BE-ja voton për vendosjen e Bullgarisë në procedurën për deficit të tepruar
Enjte 9 Korrik 2026 13:37
Enjte, 9 Korrik 2026, 13:37
FOTO: Pexels
Madhësia e shkronjave
Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian do të votojnë më 10 korrik një vendim për përfshirjen e Bullgarisë në procedurën për deficit të tepruar, sipas rendit të ditës të mbledhjes së ardhshme në Bruksel. Fillimi i kësaj procedure lidhet me vlerësimin e Komisionit Evropian, të publikuar në qershor, kujton BTA. Vendimi i pritshëm do të marrë parasysh deficitin buxhetor të parashikuar të Bullgarisë për këtë vit, prej 4,1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), si dhe tejkalimin e nivelit prej 3 për qind të PBB-së që parashikohet për vitin e ardhshëm, thuhet në dokumentet e mbledhjes. Në dokument shtohet se zbatimi i përjashtimeve për shpenzimet e mbrojtjes, me një fleksibilitet prej 1,5 për qind, nuk e shpjegon plotësisht deficitin e parashikuar.
Në një njoftim të Këshillit të BE-së sqarohet se edhe 9 vende të tjera ndodhen në të njëjtën procedurë: Austria, Belgjika, Finlanda, Franca, Italia, Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Rumania.
Më 26 qershor, Këshilli i BE-së i drejtoi Bullgarisë gjashtë rekomandime, me qëllim që shkaqet për nisjen e kësaj procedure të eliminohen deri në vitin 2029.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova