LAJME

Artikull

GERB propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Enjte, 9 Korrik 2026, 15:34

GERB propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Partia GERB njoftoi se do të paraqesë një projektligj që synon ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 16 vjeç, bëri të ditur deputeti Kostadin Angellov. Sipas tij, rrjetet sociale po e shndërrojnë shoqërinë në një “turmë pa empati” dhe po i ekspozojnë të miturit ndaj dhunës, vetëlëndimit, sfidave të rrezikshme online, shqetësim dhe presion psikologjik, ankthit, depresionit dhe çrregullimeve të të ushqyerit. “Disa vite më parë shqetësoheshim se çfarë mund t’u ndodhte fëmijëve tanë në rrugë, ndërsa sot shqetësohemi se çfarë mund t’u ndodhë atyre në rrjetet sociale. Sot, një mesazh në një bisedë online mund të lëndojë një fëmijë më shumë sesa mund të lëndohet në shkollë”, deklaroi deputeti. Sipas projektligjit, për të kontrolluar moshën e përdoruesve do të krijohet i ashtuquajturi portofol digjital. Nga GERB thonë se përmes këtij aplikacioni fëmijët nuk do të mund të deklarojnë në mënyrë të rreme se kanë mbushur 18 vjeç. Aplikacioni pritet të zhvillohet nga Ministria e Administrimit Elektronik dhe do të jetë në përputhje me rregullat evropiane për identitetin digjital.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova