Artikull
Bullgaria dhe Serbia ndërtojnë pikëkalimin “Kallotina 2 – Gradina 2”
Enjte 9 Korrik 2026 17:13
Enjte, 9 Korrik 2026, 17:13
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministri i Brendshëm i Bullgarisë Ivan Demerxhiev dhe homologu i tij serb Ivica Daçiç do të nënshkruajnë një marrëveshje ndërqeveritare për ndërtimin e një pike të re të përbashkët të kontrollit kufitar “Kallotina 2 – Gradina 2”. Pika e re kufitare do të ndërtohet sipas standardeve moderne evropiane dhe pritet të përballojë një pjesë të konsiderueshme të qarkullimit të automjeteve të pasagjerëve dhe mjeteve të transportit të mallrave. Parashikohet që në këtë pikë të zbatohet kontrolli i përbashkët kufitar sipas modelit “një sportel”, me qëllim shkurtimin e kohës së kalimit të kufirit dhe lehtësimin e punës së shërbimeve kufitare dhe doganore të të dy vendeve. Gjatë një takimi pune në Pikën e Kalimit Kufitar “Kallotina”, dy ministrat diskutuan thellimin e bashkëpunimit dypalësh, sigurinë në zonë dhe lehtësimin e trafikut ndërkufitar.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova