Artikull
Të shtunën do të jetë me diell dhe nxehtë
Të dielën nga veriperëndimi do të ketë reshje shiu
Premte 10 Korrik 2026 19:30
Premte, 10 Korrik 2026, 19:30
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 19°C. Për Sofjen pritet të jetë 12°C. Gjatë ditës moti do të jetë me diell, ndërsa pasdite i nxehtë dhe pothuajse pa erë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 30 deri në 35°C. Në kryeqytet do të jenë rreth 30°C.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë me diell dhe pothuajse pa erë. Pasdite do të fryjë flladi karakteristik detar. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 29 deri në 31°C. Temperatura e ujit të detit është nga 24 deri në 26°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 1–2 ballë.
Në male do të jetë me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga perëndim-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi mbidetare do të jetë rreth 22°C, ndërsa në 2000 metra rreth 16°C.
Të dielën mbi Bullgarinë Veriperëndimore që nga mëngjesi, ndërsa deri në mbrëmje mbi pjesën më të madhe të vendit, do të zhvillohet vranësirë grumbulluese dhe grumbulluese me shi. Do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Fenomenet do të jenë më intensive në male dhe në zonat malore. Era do të orientohet nga perëndim-veriperëndimi dhe do të forcohet; me të do të depërtojë ajër relativisht më i freskët.
Të hënën reshje të shkurtra shiu, të shoqëruara me bubullima, do të ketë në disa vende në mëngjes në Bullgarinë Qendrore Veriore, ndërsa pasdite në Bullgarinë Lindore dhe në male. Era do të jetë e dobët deri mesatare, do të kthehet nga veri-veriperëndimi dhe temperaturat ditore do të pësojnë një ulje të lehtë.
Në Ballkan do të mbizotërojë moti me diell. Pasdite mbi pjesën veriperëndimore të gadishullit dhe mbi malet do të zhvillohet vranësirë grumbulluese dhe grumbulluese me shi, ndërsa vetëm në vende të veçanta do të ketë reshje dhe bubullima.
Në Athinë do të jenë 33°C, në Beograd deri në 32°C, në Bukuresht priten 33°C, ndërsa për Stambollin parashikohen deri në 30°C.
Në Evropë moti me diell dhe i nxehtë do të vazhdojë në shumë rajone të pjesës perëndimore të kontinentit. Vranësira grumbulluese do të zhvillohet pasdite mbi rajonet jugperëndimore të Francës dhe mbi Portugalinë, por vetëm në disa vende atje do të ketë reshje shiu. Kryesisht me vranësira do të jetë mbi pjesët veriore të Britanisë së Madhe dhe Gadishullit Skandinav, ku në disa vende do të ketë reshje. Në Evropën Qendrore do të mbizotërojë moti me diell. Vranësira të dendura dhe reshje do të ketë mbi pjesët lindore të Polonisë. Mbi Alpet do të jetë me vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra. Me vranësira të dendura, reshje të përkohshme, herë pas here intensive dhe stuhi me bubullima do të mbetet pothuajse e gjithë Evropa Lindore.
Në Romë do të jenë deri në 36°C, në Madrid deri në 38°C. Në Paris do të jenë 37°C, ndërsa në Londër parashikohen deri në 29°C. Në Berlin do të jenë 28°C, ndërsa në Moskë priten rreth 25°C.
Në Toronto do të jetë me vranësira, me reshje të shkurtra shiu dhe deri në 27°C. Në Nju Jork do të jetë me vranësira, me shi dhe bubullima, me temperatura deri në 27°C. Në Çikago do të jetë me diell dhe deri në 29°C. Në Los Anxhelos do të ketë vranësira të ndryshueshme dhe temperatura deri në 30°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski