Artikull
Me verëra dhe menu sezonale, Sofja synon të bëhet destinacion kulinar
Premte 10 Korrik 2026 13:56
Premte, 10 Korrik 2026, 13:56
FOTO: sofia.bg
Madhësia e shkronjave
Bashkia e Sofjes nisi një plan ambicioz për ta bërë kryeqytetin bullgar një destinacion gastronomik të njohur në hartën evropiane. Kështu njofton qendra për shtyp e Bashkisë. Zbatimi i strategjisë do të koordinohet nga ndërmarrja komunale "Turizmi" dhe një Këshill Kulinar me ekspertë. Hapi i parë është zhvillimi i një takimi pune me përfaqësuesit e sektorit të restoranteve dhe të shoqatave profesionale, ku do të paraqiten edhe rekomandimet e hartuara pas një auditimi nga një kompani e pavarur konsulente.
Plani, i cili parashikohet të zbatohet deri në fund të vitit 2027, përfshin vendosjen e një standardi të përbashkët për shërbimin, vënien e theksit te vera bullgare, ofrimin e menuve sezonale me prejardhje të qartë të produkteve, si dhe përmirësimin e mjedisit urban dhe të shërbimit për vizitorët. Projekti është pjesë e vizionit afatgjatë për zhvillimin e markës turistike "Visit Sofia".
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova