Artikull
Bullgaria mbetet prapa në BE për numrin e kompanive me rritje të shpejtë
Premte 10 Korrik 2026 15:51
Premte, 10 Korrik 2026, 15:51
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet me numrin më të ulët të kompanive inovative me rritje të shpejtë në Bashkimin Evropian, megjithëse këto ndërmarrje konsiderohen si një nga nxitësit kryesorë të rritjes ekonomike, inovacionit dhe krijimit të vendeve të punës. Sipas të dhënave të Institutit Evropian për Scale-up dhe Komisionit Evropian, vendi renditet ndër të fundit në BE për numrin e të ashtuquajturave kompani scale-up në raport me numrin e popullsisë.
Kompanitë scale-up janë ndërmarrje deri në 10 vjet të vjetra, të cilat e kanë kaluar fazën fillestare të zhvillimit, kanë dëshmuar se modeli i tyre i biznesit është i qëndrueshëm dhe kanë hyrë në fazën e rritjes së shpejtë e të qëndrueshme të të ardhurave. Pikërisht këto kompani po konsiderohen gjithnjë e më shumë si shtylla kurrizore e ekonomisë së re evropiane. Sipas këtij treguesi, Irlanda kryeson në Bashkimin Evropian, ndërsa në fund të renditjes ndodhen Rumania, Bullgaria dhe Letonia, njofton BGNES.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova