EKONOMI

Artikull

Rënie me rreth 5% e industrisë në maj, krahasuar me një vit më parë

Hënë, 13 Korrik 2026, 06:04

Rënie me rreth 5% e industrisë në maj, krahasuar me një vit më parë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Indeksi i prodhimit industrial në maj të vitit 2026 ra me 0,2% krahasuar me muajin paraardhës, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, u regjistrua një ulje prej 4,8%. Në prill, indeksi u ul me 4,6% krahasuar me muajin paraardhës dhe me 4,1% në bazë vjetore.

Instituti Kombëtar i Statistikave publikoi gjithashtu një sondazh për të ardhurat nga qëndrimet në hotele dhe struktura të tjera akomoduese. Sipas të dhënave, në maj ato u rritën me 20,6% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe arritën në 82,7 milionë euro. Nga kjo shumë, 42,6 milionë euro u realizuan nga turistët e huaj, ndërsa 40,1 milionë euro nga shtetasit bullgarë. Numri i përgjithshëm i netëqëndrimeve arriti në 1 570 800, ose 2,5% më shumë krahasuar me një vit më parë. Shtetasit bullgarë kanë realizuar 799 300 netëqëndrime, ndërsa të huajt 771 500.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova