Artikull
U nda nga jeta kozmonauti i dytë bullgar Aleksandër Aleksandrov
Presidentja Ilijana Jotova: Aleksandër Aleksandrov është një nga heronjtë bashkëkohorë të Bullgarisë
Hënë 13 Korrik 2026 14:08
Hënë, 13 Korrik 2026, 14:08
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
“Po ndahemi nga një prej heronjve bashkëkohorë të Bullgarisë – kozmonauti i shquar bullgar, gjeneral-major Aleksandër Aleksandrov, i cili ia kushtoi jetën shkencës së hapësirës dhe lavdisë së Atdheut. Uroj që amaneti i tij të merret përsipër nga kolegët e tij të rinj dhe nga përgjegjësia e institucioneve.” Këtë e deklaroi Presidentja Ilijana Jotova para gazetarëve pas homazheve në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje në nder të kozmonautit të dytë bullgar, i cili ndërroi jetë më 10 korrik,.
FOTO: BGNES
Në një mesazh ngushëllimi drejtuar familjes dhe të afërmve të tij, Ilijana Jotova thekson se profesioni i pilotit ushtarak i kishte dhënë Aleksandër Aleksandrovit forcën e brendshme, vetëdisiplinën dhe përkushtimin e nevojshëm për çdo kozmonaut.
Presidentja kujton gjithashtu realizimin e suksesshëm të fluturimit hapësinor në vitin 1988 në kuadër të programit ndërkombëtar “Shipka” dhe eksperimentet e shumta shkencore të zhvilluara në bordin e anijes “Sojuz TM-5”, duke i cilësuar ato si kulmin e rrugëtimit të tij profesional. Sipas saj, këto misione e vendosën Bullgarinë në të njëjtin nivel me vendet pioniere në kërkimet hapësinore.
“Do ta kujtojmë Aleksandër Aleksandrovin për kontributin e tij në shkencën kombëtare të hapësirës dhe si shembull të një oficeri bullgar shumë të përgatitur, të përgjegjshëm dhe dinjitoz, që i shërbeu me përkushtim Atdheut”, përfundon kreu i shtetit.
FOTO: BGNES
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva