Artikull
Sofja pret një turne të rëndësishëm në kërcimet në ujë
Martë 14 Korrik 2026 05:00
Martë, 14 Korrik 2026, 05:00
FOTO: Ministria e Rinisë dhe Sportit / arkiv
Madhësia e shkronjave
Kupa “Sofja”, një nga ngjarjet më prestigjioze në kalendarin e kërcimeve në ujë, do të zhvillohet në kryeqytetin bullgar nga sot, 14 korrik, deri më 17 korrik. Edicioni i 13-të i garës do të mbahet në pishinën “Dianabad”, paralelisht me Kampionatin Ballkanik për juniorë dhe juniore.
Na presin katër ditë garash të forta, paraqitje mbresëlënëse dhe një festë e vërtetë sportive, e cila do ta forcojë pozicionin e Sofjes si një nga destinacionet kryesore për garat ndërkombëtare të kërcimeve në ujë, premtojnë organizatorët nga Federata Bullgare e Sporteve të Notit dhe klubi sportiv “Vitosha”, të cilët prej vitesh mbledhin në kryeqytetin bullgar talentet më të mira të reja të këtij sporti.
Ngjarja realizohet me mbështetjen e Fondacionit “Sofja – Kryeqyteti Evropian i Sportit”, i cili ndihmon në organizimin e manifestimeve sportive ndërkombëtare dhe në zhvillimin e sportit për fëmijë dhe të rinj në kryeqytet.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva