Artikull
Ansambli “SOFIA-6” fitoi çmimin e parë të Newborn Kosova 2026 në Prishtinë
Hënë 13 Korrik 2026 18:11
Hënë, 13 Korrik 2026, 18:11
FOTO: Facebook / Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë
Madhësia e shkronjave
Ansambli bullgar “SOFIA-6”
triumfoi me çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar Newborn Kosova 2026 në
Prishtinë, njoftoi ambasada jonë në Kosovë në faqen e saj në Facebook.
FOTO: Facebook / Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë
Për tre ditë, magjia e
artit të vallëzimit popullor bullgar ndriçoi qendrën e kryeqytetit të Kosovës
dhe shkaktoi kënaqësinë e publikut të shumtë. Ju jeni krenaria e Atdheut dhe
ambasadorët e vërtetë të kulturës mijëvjeçare bullgare.” Me këto fjalë,
ambasadori bullgar Hristo Kraevski përgëzoi valltarët e rinj dhe drejtorin e
tyre artistik Nikollaj Nestorov, i cili ia ka kushtuar talentin dhe energjinë e
tij zhvillimit të ansamblit për gati tre dekada.
FOTO: Facebook / Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë
Ambasadori Kraevski, së
bashku me diplomatë dhe dhjetëra tifozë nga vendi ynë, duartrokitën valltarët e
shkëlqyer të ansamblit “SOFIA-6”, të cilët performuan së bashku me grupe
folklorike dhe ansamble vallëzimi nga Franca, Turqia, Holanda, Meksika,
Hungaria, Greqia, Kosta Rika dhe Bullgaria. Programi i konkursit përfshinte
shfaqje të vlerësuara nga një juri ndërkombëtare, si dhe një program të pasur
shoqërues kulturor, duke e shndërruar festivalin në një nga ngjarjet më të
rëndësishme për artin e vallëzimit dhe folklorin në rajon.
FOTO: Facebook / Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë
Ansambli i vallëzimit folklorik "SOFIA-6" ka mbi 50 vjet histori me më shumë se 250 pjesëmarrje botërore dhe mbi 3,500 shfaqje në vendin tonë. Është fitues i 12 titujve botërorë nga garat më të mëdha të vallëzimit në botë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva