LAJME

Artikull

Sofja ose Burgasi do të jenë mikpritësit e Eurovision 2027

Martë, 14 Korrik 2026, 08:41

Sofja ose Burgasi do të jenë mikpritësit e Eurovision 2027

FOTO: eurovision.com

Madhësia e shkronjave

Pas përfundimit të fazës së parë të procedurës së përzgjedhjes së qytetit pritës, Burgasi dhe Sofja po vazhdojnë në fazën përfundimtare të vlerësimit. Bashkitë e Varnës dhe Plovdivit po tërhiqen nga procedura.

Faza e parë përfshinte një vlerësim të karakteristikave teknike të sallës së propozuar sipas kërkesave të Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU) dhe standardeve të prodhimit për konkursin.

Në një letër zyrtare, Drejtoresha e Përgjithshme e Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT), Milena Millotinova, tha se vendimi "nuk vë në dyshim cilësitë e pamohueshme të qyteteve të hequra dhe traditat e tyre të vendosura në fushën e muzikës, kulturës dhe ngjarjeve ndërkombëtare të festivaleve, gjë që hap mundësi për pjesëmarrjen e tyre në një program anësor" të Konkursit të Këngës Eurovision 2027, raportoi BNT.


Ju kujtojmë fitoren e madhe të DARA në konkursin Eurovision nël vitin 2026

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva