Artikull
Nisi vala sezonale e turistëve dhe e punëtorëve migrantë drejt Turqisë
Martë 14 Korrik 2026 09:12
Martë, 14 Korrik 2026, 09:12
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Trafiku është intensiv për automjetet e lehta në pikën kufitare me Serbinë, “Kallotina”, në hyrje të Bullgarisë, si dhe në kufirin me Turqinë, në pikën “Kapitan Andreevo”, për automjetet që dalin nga vendi. Këtë e njoftuan nga Policia Kufitare lidhur me qarkullimin në kufijtë bullgarë këtë mëngjes.
Kalimi në pikat e tjera kufitare dhe kalimet me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë zhvillohet normalisht.
Nga 14 deri më 17 korrik (e premte), për shkak të heqjes së bimësisë anës rrugës dhe inspektimit të barrierave mbrojtëse, organizimi i trafikut do të ndryshohet përkohësisht në segmentin midis kilometrave 47 dhe 52 të autostradës “Hemus” në rajonin e Sofjes, njoftuan nga Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.
Punimet do të kryhen nga ora 08:00 deri në 17:00 në korsinë në drejtim të Sofjes. Për realizimin e tyre, do të kufizohet me etapa qarkullimi në korsinë e parakalimit. Trafiku do të zhvillohet në korsinë aktive.
Deri më 17 korrik, nga ora 07:00 deri në 17:00, do të pastrohen zonat anësore të autostradës “Struma” nga kilometri 56 deri në kilometrin 86.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva