Artikull
Kryeministri Rumen Radev:
Nuk marrim pjesë në koalicione për ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës
Martë 14 Korrik 2026 11:34
Martë, 14 Korrik 2026, 11:34
Kryeministri Rumen Radev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Kam marrë personalisht një
ftesë nga presidenti Macron për pjesëmarrjen e Bullgarisë në “Koalicionin e të
Gatshmëve”, por ne nuk marrim pjesë në një koalicion që këmbëngul për vazhdimin
e ndihmës financiare dhe ushtarake për Ukrainën.
Këtë e deklaroi Kryeministri
Rumen Radev para gazetarëve bullgarë në Paris, përpara paradës tradicionale
ushtarake me rastin e festës kombëtare të Francës, njoftoi BNR.
“Besoj se zgjidhja e këtij
konflikti nuk qëndron në zgjatjen e tij me mjete ushtarake, por në një mision
të fuqishëm diplomatik që më në fund të vendosë fundin e përshkallëzimit”, tha
më tej Radev.
I pyetur për koalicionin e
ri të mbrojtjes raketore “Freja” dhe nëse Bullgaria është e interesuar për të,
kryeministri deklaroi se çështjet që lidhen me sigurinë kolektive të Bullgarisë
vendosen në kuadër të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
“Deri tani kemi parë shumë propozime dhe ide, por vendimet merren në një format tjetër dhe Bullgaria merr pjesë aktivisht në të gjitha këto formate”, sqaroi Radev.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva