LAJME

Artikull

Serbia kthen në Bullgari ish-kreun e BBR-së Stojan Mavrodiev që ishte në kërkim

Martë, 14 Korrik 2026, 15:41

Serbia kthen në Bullgari ish-kreun e BBR-së Stojan Mavrodiev që ishte në kërkim

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Ish-drejtori i Bankës Bullgare për Zhvillim (BBR), Stojan Mavrodiev, tashmë ndodhet në Bullgari. Ai iu dorëzua autoriteteve bullgare nga autoritetet serbe në pikën kufitare “Kallotina”. 

Bankieri i kërkuar u transportua në Sofje. Ai do të qëndrojë në paraburgimin e Shërbimit Kombëtar Hetimor derisa gjykata të vendosë për masën e sigurisë ndaj tij. 

Mavrodiev akuzohet për miratimin e një kredie të pasiguruar prej më shumë se 75 milionë eurosh, të dhënë në vitin 2019 nga banka shtetërore BBR një kompanie. 

Mavrodiev u arrestua në Beograd në fillim të muajit qershor, pas mbërritjes nga Dubai, ku kishte qëndruar pasi ishte shpallur në kërkim me Urdhër-Arrest Evropian dhe me njoftim të kuq të Interpolit. 

Ekstradimi i tij u përshpejtua pasi ai dha pëlqimin e tij të qartë për t’u kthyer në Bullgari, me qëllim që të bashkëpunojë me hetuesit, sipas avokatit të tij, Emanuill Jordanov.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva