Artikull
Ivan Demerxhiev u nis për një vizitë pune në SHBA me ftesë të Marco Rubio
Martë 14 Korrik 2026 16:08
Martë, 14 Korrik 2026, 16:08
Ivan Demerxhiev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Ministri i brendshëm i Bullgarisë, Ivan Demerxhiev, u nis për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara, me ftesë të sekretarit amerikan të shtetit, Marco Rubio. Ai do të marrë pjesë në një konferencë ministrore me temën "Rikthimi i terrorizmit politik", e organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Gjatë vizitës, ministri pritet të zhvillojë edhe një sërë takimesh dypalëshe, me synim forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit ndërkufitar, pastrimit të parave dhe korrupsionit. Ivan Demerxhiev bëri të ditur se gjatë qëndrimit në SHBA do të informojë Zyrën për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC), pranë Departamentit Amerikan të Thesarit, mbi mënyrat se si disa shtetas bullgarë të sanksionuar sipas ligjit amerikan "Magnitsky" po arrijnë t'u shmangen kufizimeve të vendosura nga ky regjim sanksionesh.
Lajmi u bë i ditur nga shërbimi për shtyp i Ministrisë së Brendshme të Bullgarisë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova