LAJME

Artikull

Fluksi i turistëve verorë nga Evropa drejt Turqisë kalon përmes Bullgarisë

Mërkurë, 15 Korrik 2026, 10:36

Fluksi i turistëve verorë nga Evropa drejt Turqisë kalon përmes Bullgarisë

FOTO: BTA, arkiv

Madhësia e shkronjave

Qarkullimi në pikën kufitare "Kallotina", në kufirin mes Bullgarisë dhe Serbisë, është i ngarkuar në hyrje për automjetet e vogla. Ndërkohë, trafik i rënduar ka edhe në dalje në pikën kufitare "Kapitan Andreevo", në kufirin me Turqinë, njoftoi Policia Kufitare bullgare. Kalimi në të gjitha pikat e tjera kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë zhvillohet normalisht.

Autoritetet bullgare njoftuan gjithashtu se më 15 dhe 16 korrik do të ketë ndryshime të përkohshme në qarkullim në dy segmente të Autostradës "Trakia", në rajonin e Stara Zagorës, për shkak të pastrimit të bimësisë anës rrugës. Punimet do të zhvillohen nga ora 07:00 deri në 15:00, në segmentet midis kilometrave 158–160 dhe 161–163, në drejtim të Sofjes.

Po ashtu, më 15 korrik në rajonin e Sofjes do të vazhdojnë punimet për pastrimin e bimësisë përgjatë Autostradës "Trakia". Nga ora 18:00 deri në 21:00, korsia e parakalimit në drejtim të Sofjes do të mbyllet pjesë-pjesë, ndërsa qarkullimi do të zhvillohet vetëm në korsinë e djathtë, në segmentin mes kilometrave 34 dhe 48.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova