Artikull
Parashikimi i motit për 16 korrikun 2026
Nuk pritet ndryshim të ndjeshëm të motit
Mërkurë 15 Korrik 2026 19:14
Mërkurë, 15 Korrik 2026, 19:14
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 20 gradë. Për Sofjen pritet të jenë 16 gradë. Para mesditës, në pjesën më të madhe të vendit do të jetë me diell. Rreth mesditës dhe pas saj do të zhvillohen vranësira grumbulluese shiu. Në disa vende, kryesisht në rajonet verilindore dhe malore, do të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 31 deri në 36 gradë. Në kryeqytet temperatura do të jetë rreth 32 gradë.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell. Në orët pas mesditës do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave. Pas mesditës do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 26 deri në 29 gradë. Temperatura e ujit të detit do të jetë nga 22 deri në 24 gradë. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 1 ballë.
Në male, para mesditës, moti do të jetë kryesisht me diell. Në orët e pasdites do të zhvillohen vranësira shiu dhe në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima, më intensive në zonën e maleve Rilla dhe Rodopet. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga verilindja, ndërsa në pjesët më të larta të maleve, përkohësisht do të fryjë erë e fortë nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 24 gradë, ndërsa në 2000 metra rreth 16 gradë.
Të premten, moti nuk do të ketë ndryshim të ndjeshëm. Pasdite priten reshje shiu në disa vende të Bullgarisë Lindore dhe në masivet malore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova