Mërkurë 15 Korrik 2026 14:38
Mërkurë, 15 Korrik 2026, 14:38
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Një alarm për një mjet shpërthyes të vendosur në institucionin presidencial është marrë këtë mëngjes, konfirmuan nga administrata e kreut të shtetit. Punonjësit në ndërtesë janë evakuuar përkohësisht, por pas kontrollit të kryer janë kthyer në vendet e tyre të punës.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë marrë mesazhe në postet elektronike me kërcënime për vendosjen e mjeteve shpërthyese në institucione në Sofje, Varna dhe Burgas. Deri më tani nuk është zbuluar asgjë shqetësuese, njoftuan nga policia.
Më herët gjatë këtij muaji, alarme për bomba u morën për disa ditë radhazi në institucione në pothuajse të gjitha qytetet е mëdha të vendit.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva