Artikull
Komisioni Evropian nisi tetë procedura të reja shkeljeje kundër Bullgarisë
Mërkurë 15 Korrik 2026 15:47
Mërkurë, 15 Korrik 2026, 15:47
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Komisioni Evropian ndërmori një valë të gjerë procedurash shkeljeje dhe Bullgaria është ndër vendet kryesore të prekura, njoftoi BGNES. Vendi ka marrë tetë letërnjoftime zyrtare për moszbatimin në kohë të rregullave kyçe evropiane në legjislacionin kombëtar.
Në listën e vonesave përfshihet mbrojtja shumë e rëndësishme e gazetarëve nga paditë gjyqësore të pabazuara dhe keqdashëse, të ngritura nga figura me ndikim, ose kompani me qëllim frikësimin, rraskapitjen financiare dhe detyrimin e gazetarëve, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në interes publik për të heshtur. Direktiva e re u jep gjykatave të drejtën të hedhin poshtë shpejt padi të tilla qartësisht të pabazuara që në fazat e hershme dhe parashikon kompensim për viktimat.
Njoftimet e tjera lidhen me lehtësimin e
pranimit të ligjshëm të punëtorëve nga vendet jashtë BE-së dhe mbrojtjen e tyre
nga shfrytëzimi në punë, garantimin e standardeve humane të jetesës për
personat që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, si dhe përditësimin e kontrolleve
për transportin rrugor të mallrave të rrezikshme.
Bullgaria ka afat dy muaj për të ndërmarrë masa për miratimin e shpejtë të ligjeve përkatëse. Nëse nuk e bën këtë, mund të përballet me sanksione financiare.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva