LAJME

Artikull

Po rritet numri i zjarreve gjatë sezonit veror

Mërkurë, 15 Korrik 2026, 16:50

Aleksandër Xhartov

Aleksandër Xhartov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Që nga fillimi i sezonit veror është vërejtur një rritje e numrit të zjarreve, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme “Siguria nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë”, kryekomisari Aleksandër Xhartov. Gjatë ditëve të fundit, shërbimet e zjarrfikësve kanë reaguar mesatarisht ndaj 100–150 sinjaleve në ditë.

Për sezonin aktual me rrezik të lartë zjarresh janë planifikuar gjashtë helikopterë të Forcave Ajrore Ushtarake, tha më tej kryekomisari, i cili mori pjesë në një stërvitje të gjerë për veprimet në rast zjarresh pyjore në poligonin “Tjullbeto” pranë Kazanllëkut. Pajisje të reja zjarrfikëse pritet të sigurohen në kuadër të programit “Zhvillimi i Burimeve Njerëzore 2021–2027”, që synon përmirësimin e reagimit ndaj zjarreve pyjore. Gjithashtu, 84 dronë do t’u vihen në dispozicion shërbimeve rajonale të sigurisë nga zjarri dhe mbrojtjes së popullsisë.

“Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptojmë parametrat e një zjarri, prandaj dronët kanë një rëndësi të veçantë. Pajisjet e tjera që do të furnizohen përfshijnë aparate zjarrfikëse, sharra motorike dhe automjete pick-up të pajisura me sisteme me presion të lartë për shuarjen e zjarreve”, deklaroi Aleksandër Xhartov.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva