KULTURË

Artikull

Ekspozita më e re muzeore në Lloveç gëzon interes të madh

Ekspozita më e re muzeore në Lloveç gëzon interes të madh

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Historia e Lloveçit po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të rinj falë ekspozitës së re të përhershme të Muzeut Historik Rajonal në qytet. E hapur në fillim të korrikut, ajo tashmë është objekti i dytë më i vizituar i muzeut, ndërsa interesi është veçanërisht i madh mes studentëve, familjeve dhe banorëve të qytetit, njoftoi gjatë një konference të posaçme për shtyp kuratorja dhe etnografja e Muzeut Historik Rajonal në Lloveç, Sillvija Vuteva.

Sillvija Vuteva

Sillvija Vuteva

FOTO: BTA

I vendosur përgjatë rrjedhës së lumit Osëm në Bullgarinë Veriore, qyteti zë një vend të rëndësishëm në historinë bullgare. Gjatë shekullit XIX, Lloveçi ishte një qendër e rëndësishme tregtare dhe zejtare, e lidhur ngushtë me veprimtarinë e Vasill Levskit, i cili krijoi këtu një nga qendrat më të rëndësishme të Organizatës së Brendshme Revolucionare përpara Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878.

Ekspozita më e re muzeore në Lloveç gëzon interes të madh

FOTO: BTA

Ekspozita më e re muzeore e Muzeut Historik Rajonal është e organizuar në shtatë salla tematike dhe paraqet zhvillimin e Lloveçit dhe rajonit nga lashtësia deri në historinë më të re të Bullgarisë. Midis afro 5000 eksponateve, vizitorët mund të shohin gjetje arkeologjike, objekte të jetës së përditshme, dokumente dhe materiale që lidhen me jetën kulturore, shpirtërore dhe ekonomike të qytetit.


Ekspozita më e re muzeore në Lloveç gëzon interes të madh

FOTO: BTA

Historia prezantohet përmes mjeteve bashkëkohore muzeore, si teknologjitë digjitale, multimediat dhe materialet edukative. Një pjesë e sallave përfshijnë edhe rikrijime historike, mes tyre një banesë neolitike, një fortifikim ushtarak me llogore dhe brendësia e një banese nga periudha socialiste në Bullgari.


Vizitorët kalojnë mesatarisht nga një deri në një orë e gjysmë në ekspozitë. Që nga fillimi i muajit gusht, ajo ka pritur 17 grupe vizitorësh, ndërsa mes vizitorëve kanë qenë edhe 43 studentë.


Ekspozita më e re muzeore në Lloveç gëzon interes të madh

FOTO: BTA

Një nga synimet e ekspozitës së re është të paraqesë historinë lokale në kontekstin e historisë kombëtare dhe të tregojë se si e kaluara ka formësuar identitetin e Lloveçit dhe të banorëve të tij.

 

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva