Artikull
SHBA i zgjat afatin “Lukoil”-it për shitjen e aseteve jashtë vendit
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Uashingtoni zgjati deri më 19 shtator afatin për shitjen e aseteve të huaja të “Lukoil”-it, bëhet e ditur nga faqja e internetit e Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) pranë Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara.
Në tetor 2025, Donald Trump vendosi sanksione ndaj “Lukoil”-it si pjesë e masave për të rritur presionin ekonomik ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë. Kompania, e cila në Bullgari zotëron rafinerinë në Burgas dhe zinxhirin me të njëjtin emër prej rreth 500 pikash karburanti, u sanksionua për shkak të mbështetjes së saj për pushtimin ushtarak. Pak pas vendosjes së kufizimeve, “Lukoil” njoftoi se kishte nxjerrë në shitje asetet e tij jashtë vendit. Megjithatë, çdo marrëveshje do të kërkojë miratimin e Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja.
Ndërkohë, javën e kaluar, Britania e Madhe zgjati licencën e përgjithshme për katër kompanitë e “Lukoil”-it në vend deri më 29 tetor 2026. Kjo lejon kryerjen e disa transaksioneve me shoqëritë bullgare që i përkasin koncernit rus të naftës.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova