EKONOMI

Artikull

Bullgaria synon më shumë investime amerikane me fokus tek AI dhe energjia

Bullgaria synon më shumë investime amerikane me fokus tek AI dhe energjia

FOTO: Ministria e Energjisë

Madhësia e shkronjave

Bullgaria do të kërkojë më shumë investime amerikane në energjetikë, inteligjencë artificiale, inovacion dhe prodhim të teknologjisë së lartë. Kjo u diskutua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Aleksandër Pulev, me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Bullgari.

Ndër masat e planifikuara janë përshpejtimi i procedurave administrative për investitorët strategjikë dhe përmirësimi i koordinimit ndërmjet institucioneve. Po përgatitet gjithashtu një projektligj për partneritetet publiko-private, i cili pritet të lehtësojë tërheqjen e kapitalit privat për projekte infrastrukturore në energjetikë, transport dhe lidhshmëri. 

Palët diskutuan edhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara përmes organizimit të delegacioneve dhe forumeve të përbashkëta të biznesit, të cilat do të krijojnë mundësi të reja për kontakte të drejtpërdrejta mes kompanive të të dy vendeve.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva