SPORT

Artikull

Canko Cankov e përshkoi Kanalin e La Manshit për 9 orë e 21 minuta

Canko Cankov e përshkoi Kanalin e La Manshit për 9 orë e 21 minuta

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Canko Cankov shtoi Kanalin e La Manshit në listën e tij të arritjeve kampione, pasi notoi distancën midis Anglisë dhe Francës për 9 orë e 21 minuta, njofton BGNES. Ai përshkoi rreth 35 kilometra në ujërat e hapura mes dy vendeve, duke e kthyer një nga sfidat më të vështira në not në një tjetër sukses të rëndësishëm të karrierës së tij.

“Një notim jashtëzakonisht i vështirë pa ndërprerje në ujërat e Oqeanit Atlantik”, deklaroi Niki Iliev, menaxheri i notarit bullgar. Sipas tij, Canko Cankov është në gjendje të mirë pas përfundimit të garës, pavarësisht gërvishtjeve dhe gjakderdhjeve të shkaktuara nga pickimet e kandilëve të detit.

Përshkimi i Kanalit të La Manshit është hapi i radhës në karrierën e Canko Cankovit në notin në ujëra të hapura dhe një arritje e re ndërkombëtare, me të cilën Bullgaria renditet ndër vendet e përfaqësuara në një nga sfidat më legjendare të notit në botë. 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva