Artikull
“Bullgaria Progresive” kërkon mbështetje për ndryshime në Kushtetutë
Nikollaj Najdenov dhe Rumen Radev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
“Bullgaria Progresive” ftoi partitë parlamentare që ta mbështesin në ndryshimet kushtetuese që lidhen me reformën në drejtësi, raportoi gazetarja e BNR-së Marta Mlladenova. “Ne propozojmë ndryshime që janë plotësisht në përputhje me kompetencat e një Kuvendi të zakonshëm Popullor –një mekanizëm që do të parandalojë situatat kur organeve, mandati i të cilave ka përfunduar, u lejohet të vendosin për të gjithë sistemin gjyqësor. Do të vendosim mekanizma kushtetues për kundërshtimin e akteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, shpjegoi ministri i drejtësisë, Nikollaj Najdenov.
I pyetur nga BNR nëse në reformën kushtetuese do të përfshihet edhe mënyra e formimit të qeverive të përkohshme, kryeministri Rumen Radev u përgjigj: “Ne do të propozojmë rikthimin e kompetencave të presidentit, në mënyrë që ai të mund të zgjedhë lirisht qeverinë e përkohshme, dhe jo siç është aktualisht. Kjo sjell rezultate të deformuara dhe e pamë se çfarë ndodhi gjatë procesit të formimit të këtyre qeverive të përkohshme, kur presidenti i ka duart e lidhura. Për pak sa nuk u arrit në bllokimin e procedurës.” Sipas Radevit, kundër qeverisë së tij ekziston një “ushtri trollësh” dhe një nga temat që ata përhapin është se një model oligarkik po zëvendësohet me një tjetër.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova