Artikull
Kryeministri Rumen Radev
Nuk do të lejojmë rikthimin e kohëve të bandave
Radev: Vitet e fundit, në Bullgari u rikthye ndikimi i njerëzve të botës së krimit
Rumen Radev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Pajisja për bllokimin e sinjalit, e zbuluar në lagjen “Dragalevci” të Sofjes, ishte vendosur në një xhip dhe pronari i tij është i njohur. Këtë e bëri të ditur kryeministri Rumen Radev në një konferencë për shtyp në Këshillin e Ministrave, ku prezantoi pjesën “Drejtësia” të Programit për qeverisjen e Bullgarisë për periudhën 2026–2030. “Pavarësisht nëse dhe si u zbulua pajisja, pavarësisht nëse dhe si ajo ndërhyri në trafikun ajror dhe në sisteme të ndryshme elektronike në territorin e Sofjes, ekziston një fakt i padiskutueshëm: nëse deri vonë policia dhe shërbimet i mbronin këta njerëz, tani emrat e tyre po bëhen të ditur”, tha kryeministri. Ai u bëri thirrje qytetarëve që, në rastet kur hasin kolona automjetesh në rrugë apo demonstrime me truproja pranë lokaleve, të telefonojnë në numrin 112, pasi, sipas tij, Ministria e Brendshme është e gatshme të reagojë. “Nuk do të lejojmë që në Bullgari të rikthehen kohët e bandave dhe të njerëzve të botës së krimit, sepse ky fenomen është ringjallur vitet e fundit”, deklaroi kryeministri, cituar nga BTA.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova