SHOQËRI

Artikull

Prezantohet treni i parë elektrik “Alstom” për Bullgarinë

Prezantohet treni i parë elektrik “Alstom” për Bullgarinë

FOTO: Alstom

Madhësia e shkronjave

Ministri i transportit dhe komunikacioneve, Georgi Peev, do të prezantojë sot trenin e parë elektrik “Alstom” për Bullgarinë. Në vend u dorëzuan gjithsej 12 trena, të financuar me fondet e Planit për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë, njoftoi Ministria e Transportit. Veprimtaria do të zhvillohet në orën 14:30 në Stacionin Qendror Hekurudhor të Sofjes.

Vlera totale e 12 trenave është rreth 155 milionë euro. Kontrata parashikon edhe furnizimin me 23 trena të tjerë, të cilët do të mbërrijnë në vend në etapa. Së bashku me trenat “Shkoda”, të cilët tashmë janë përfshirë në orarin e qarkullimit, trenat “Alstom” do të vijojnë modernizimin e mjeteve lëvizëse të hekurudhave bullgare.

Lexoni më shumë në arkivin tonë


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova