Artikull
Grigor Dimitrov fitoi ndeshjen e tij të parë në kualifikueset e US Open
Grigor Dimitrov
FOTO: Rojters
Madhësia e shkronjave
Grigor Dimitrov e kaloi me lehtësi raundin e parë të kualifikueseve për skemën kryesore të Kampionatit të Hapur të Tenisit të Shteteve të Bashkuara. Tenisti bullgar, i renditur në vendin e 137-të në botë, mposhti me rezultatin 6:0, 6:3 Lorenzo Giustino, i cili ndodhet në vendin e 195-të të renditjes botërore.
35-vjeçari Grigor Dimitrov, gjysmëfinalist në Nju Jork në vitin 2019 dhe çerekfinalist në vitin 2024, e dominoi plotësisht setin e parë, duke fituar 70% të pikëve në servis të parë dhe duke realizuar tri thyerje shërbimi nga tri mundësi. Në setin e dytë ai e nisi me një tjetër thyerje dhe e mbylli takimin që në pikën e parë të ndeshjes (match point).
Në gjysmëfinalen e kualifikueseve, tenisti bullgar do të përballet me Timofey Skatov nga Kazakistani, i renditur në vendin e 205-të në botë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva