Artikull
Sipas ministrit të mbrojtjes:
Dronët e dalë në bregdetin e Detit të Zi nuk janë të rrezikshëm
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të gjithë dronët që janë gjetur deri tani, si dje ashtu edhe sot, por edhe ata që janë gjetur më herët, nuk kanë pasur municione luftarake. Këtë e deklaroi ministri i mbrojtjes, Dimitër Stojanov, para fillimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen, raportoi Agjencia Bullgare e Lajmeve BTA. Sipas ministrit, dronët e gjetur përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi janë dronë zbulimi ose dronë të përdorur si karrem për të mashtruar kundërshtarin. Për këtë arsye, ata nuk përbëjnë rrezik nga municionet. Megjithatë, Stojanov u bëri thirrje qytetarëve të mos afrohen pranë mbetjeve të këtyre dronëve. Ai shpjegoi se ushtria bullgare ka ekipe të specializuara që merren me dronët e gjetur, por këto ekipe nuk mund të jenë njëkohësisht në disa vende. Sipas tij, shtimi i numrit të dronëve që po arrijnë në bregdetin bullgar lidhet me intensifikimin e luftimeve në zonën e Odesës dhe Izmailit gjatë ditëve të fundit. “Rryma detare po i merr dhe po i nxjerr në breg pjesët e disa prej këtyre dronëve”, tha ministri.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova