KULTURË

Artikull

70 aktivitete nga të gjitha llojet e artit në “Apollonia 2026” në Sozopoll

70 aktivitete nga të gjitha llojet e artit në “Apollonia 2026” në Sozopoll

FOTO: "Apollonia- 2026"

Madhësia e shkronjave

Edicioni i 42-të i Festivalit të Arteve “Apollonia” zhvillohet nga 27 gushti deri më 6 shtator në qytetin bregdetar të Sozopollit, me një program prej 70 veprimtarish nga të gjitha fushat e artit. “Apollonia” dallohet nga forumet e tjera kulturore sepse bashkon të gjitha llojet e artit, duke i dhënë mundësi çdo vizitori të gjejë zhanrin që i pëlqen. “Janë mbi 25 koncerte – muzikë klasike, xhaz, rok dhe folklor, 10 shfaqje teatrore, 10 filma artistikë dhe rreth 35 takime letrare”, tha për BNR Burgas drejtoresha ekzekutive e Fondacionit “Apollonia”, Margarita Dimitrova.

Festivali hapet zyrtarisht në Amfiteatrin “Apollonia” me shfaqjen “Udhëkryq kulturash”, ku do të performojnë këngëtarja Nina Nikolina dhe ansambli “Trakia”. Një nga pikat kryesore të “Apollonisë” këtë vit është ekspozimi më 2 shtator i një prej veprave më të njohura të piktorit Ivan Milev, “Ahinora”, në versionin e saj të vitit 1925. Programi përfshin gjithashtu shfaqjen e filmave “Made in EU” dhe “Nina Roza”, si dhe monodramën “BG Marius”, me aktorin Marius Kurkinski.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova